Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka akuzuar opozitën se po merr peng fakultetet.
Gjatë një deklarate për mediat, Spiropali tha se ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës.
“Pakti për Universitetin përfshin ulje të tarifave dhe transformim të godinave. Ne do bëjmë për Universitetin atë që nuk është bërë në 27 vite. Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, i cili është i angazhuar së bashku me disa segmente të vogla të Universitetit dhe të ushqyera ndër vite me tituj të pa merituar dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore
Kjo është një shfaqje ekstreme e një pozite që nuk ka asnjë ide dhe lidership. Pjesa më e madhe e fakulteteve dhe Universiteteve janë çliruar, por disa bojkotues kanë marrë peng Fakultetin e Drejtësisë.”- tha Spiropali.
a.cupaj