Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar kandidaturën e presidentit Ilir Meta për kreun e KLSH.
Presidenti propozoi këshilltarin e tij, Bahri Shaqiri për në krye të KLSH, kandidaturë e cila u rrëzua nga deputetët e PS në Komision.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se kandidatura e presidentit nuk plotëson kriterin kryesor, atë të eksperiencës në fushën e financave.
“Plotëson kushtin per arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH. Angazhimet janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH. Eksperienca në legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera. Ai është larg specifikës financiare dhe auditimit, financiar, i performancës etj. Kështu që duke iu referuar të gjithë tagrit kushtetues të këtij komisioni, ky komision, i dërgon seancës për mosmiratimin e kandidaturës së tij”- tha Ahmetaj.
Bahri Shaqiri, aktualisht është këshilltar i Kreut të Shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.
Kjo eshte kandidatura e dytë që PS i rrëzon Metës, pasi as kandidatura e Vitore Tushës nuk votua nga Kuvendi.
Javanews/a.cupaj