Pas atyre të Juridikut në Tiranë, edhe studentët në Shkodër kërkojnë gjithashtu rikthimin në auditore. Sipas tyre, grupi i studentëve të ngujuar nuk i përfaqësojnë të gjithë studentët.
Një prej studentëve të parë që nisën protestën në Shkodër, Amel Pervizi është shprehur se protesta po keqorientohet dhe nuk janë të ngujuarit ata që duhet të vendosin nëse studentët duhet të vazhdojnë apo jo mësimin.
“Është vendosur që të votonim, vendimi është marrë me të gjithë ne. Votimi duhet të realizohej por nuk u bë. Ata kanë bllokuar fakultetin me dhunë. Dje kanë ardhur mbi 150 studentë dhe ata i kanë përzënë. Duhet të lufojmë të gjithë bashkë për universitetin por duhet të ndahet se kush janë pushtuesit dhe kush janë ata që kanë të drejtë.”
a.cupaj