7 punonjëse të nje fasonerie në Durrës u helmuan sot gjatë punës.
Mes punonjëseve të helmuara rezulton të jetë edhe një grua shtatzënë, ndërkohë në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” gratë janë akomoduar ku të munden, madje edhe dy në një krevat për shkak të mungesës së kapaciteteve në urgjencën e Durrësit.
Jashtë kamerës njëra nga punonjëset tha që rrjedhja e gazit, që dyshohet se ju shkaktoi edhe helmimin, ka ndodhur që dje. Ajo shton se kanë lajmëruar pronarin por se ai nuk ka marrë masa.
Kujtojmë që një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe më 24 nëntor të vitit të kaluar, ku 40 punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve
a.cupaj