Komisioni i Medias dhe Edukimit, i cili kryesohet nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka thirrur sot në dëgjesë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ky komision kishte në rend të ditës ndërhyrjen e policisë në ambientet e fakulteteve, por ministri Lleshaj nuk ishte prezent. Kryetarja e komisionit u shpreh se policia ka ushtruar dhunë ndaj studentëve, duke shtuar se kryeministri Rama e urdhëroi ministrin të mos ishte prezent sot në dëgjesë. Sipas saj, ky veprim është antikushtetues, sepse siç tha Vokshi çdo ministër e ka për detyrë të paraqitet dhe të raportojë mbi veprimet dhe mosveprimet, që janë në kompetencën e tij./a.meta