7 punonjëse të një rrobaqepësie janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit me shenja helmimi. Ato po mbahen nën kontroll, ndërsa në drejtim të subjektit fason është dërguar një autoambulancë me mjek për të vlerësuar situatën e punonjëseve të tjera dhe të ndërhyjë në rast nevoje. Është kërkuar që inspektorët e shëndetit publik dhe të punës të verifikojnë gjendjen e punonjëseve të tjera dhe kushtet e punës në këtë subjekt./a.meta