Të shtëna me armë në Houdson, në Texas, ku të paktën 5 agjentë policie kanë mbetur të plagosur dhe dy agresorë kanë vdekur. Dhjetëra policë ndërhynë në një ndërtesë në të cilën dyshohej se bëhej trafik droge dhe sapo është shpërthyer dera e hyrjes, nga brenda godinës kanë filluan të shtënat me armë.
Dy të dyshuarit janë gjetur më pas të vdekur nga policët dhe skuadrat speciale.
Agjentët e plagosur të policisë janë shtruar në Memorial Hermann-Texas Medical Center në Houston. Dy prej tyre në gjendje të rëndë janë transportuar me helikopter. Sipas asaj që ka deklaruar policia lokale, një tjetër i dyshuar është ndaluar nga policia./a.meta