Dogana franceze sekuestroi 51 kilogram kokainë më 21 janar në jugperëndim, në kufirin spanjoll, në një automjet ndërsa drejtuesi gjerman i makinës po mbahet në paraburgim, bëhet e ditur nga prokuroria e Bayonne.
Ngarkesa e cila mendohet të kapte vlerën e dy milionë eurove, ishte e fshehur në një pjesë jo të dukshme mes ndenjëses së pasme dhe bagazhit të makinës, bëhet e ditur nga media.
Drejtuesi i mjetit, një gjerman me origjinë indiane i moshës 44 vjeç u ndalua nga doganierët rreth orës 05:30 (04:30 GMT), sipas prokurorisë, i cili më pas ka braktisur mjetin dhe u përpoq të largohej me vrap./a.meta