Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në godinën e konviktit të qytetit. Flakët kanë përfshirë një dhomë të pa përdorshme të konviktit “20 dëshmorët”. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që, mësohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e kabllos së kabinës që furnizon me energji konviktin, disa objekte të tjera banimi e subjekte private e shtetërore që janë disa metra larg godinës. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë mundësuar menjëherë shuarjen e zjarrit./a.meta