Jane zbardhur dëshmitë të Elida Canit, vëllait të saj, Esat Cani, i cili vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin dhe Dëfrim Kurtit, që është burri i 20-vjeçares. Vajza ka pranuar lidhjen me 34-vjeçarin Arben Gjeci që u vra me hekur në kokë katër ditë më parë në Zall Bastar.
‘Arbenin e qëlloi Esati. Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim’ është shprehur ajo.
E ndërsa në fillim e mohoi vrasjen, Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares ka pranuar gjithçka duke treguar ngjarjen. ‘Atë ditë e kam ruajtur gjatë gjithë kohës Arbenin, pasi punonte me furgon. E kam parë në lokal në mbrëmje bashkë me kunatin tim Dëfrimin, më pas kunati iku në një lokal tjetër dhe Arbeni iu drejtua shtëpisë së motrës. Atje më pas i kapa të dy bashkë. Nuk dija se cfarë të bëja, e vrava për nder’ ka thënë ai.
Kunati i autorit ka treguar skenarin për fshehjen e vrasjes.
‘Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tregoi për atë që kishte ndodhur. Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës’.
Sot gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg autorin, ndërsa motra e tij dhe kunati është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie
a.cu