Vazhdon furtuna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Raportohet se është shkarkuar edhe drejtori i KESH, Agron Hetoja, ndersa mesohet se Benet Beci emërohet drejtori i ri i KESH. Deri më sot, Beci ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Kujtojmë se java e kaluar pati disa lëvizje të tjera në këtë Ministri dhe institucionet varësisë.
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama u largua nga detyra zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko.
Në vend të tij u emëruar zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja. Bejtja ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur drejtohej nga Damian Gjiknuri.
Po kështu Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe me dokumentet të falsifikuara.
Ndërkohë edhe kreu i ARRSH Afrim Qendro u shkarkua nga detyra.
Lëvizja tjetër ishte ajo e kreut të Autoritetit Portual Durës, Afrim Bakaj, i cili u shkarkua nga kjo detyrë.
a.cupaj