Nga Don Steinberg, Time
E ardhmja po vjen gjithnjë e më shumë e paparashikueshme, sa ka nxjerrë në pension romancierët fantastikoshkencorë, të cilët përvecc Zhyl Vernit, kanë dalë huq. Revista e mirënjohur amerikane Time ka bërë një qasje me ironi, por edhe duke parë trendin botëror, të të rejave në fushën e teknologjinë që mund të përdoren në vitet e ardhshme dhe të futen në jetën tonë.
Askush nuk e parashikoi se në një hapësirë prej 10 vitesh telefoni smart dhe rrjetet sociale do të ktheheshin jo vetëm një mjet për të gjitha moshat që dominon ditën, por edhe në ndikues thelbësor në jetën politike, ekonomike dhe atë sociale e kulturore të vendit. Informacioni ka ndryshuar formë dhe po vjen gjithnjë e më shumë deklamativ, megjithatë të rejat po vijnë edhe në sektorë të tjerë. Për më tepër lexoni këtë qasje argëtuese që revista Time dhe autori Steinberg kanë përgatitur për lexuesit, duke përdorur natyrish ironinë dhe humorin e hollë.
Duken si të zgjedhura më shumë për të qeshur, por në fakt përbëjnë disa nga zbulimet më të fundit teknologjike që janë atentuar nga korporatat e mëdha botërore për t’i prodhuar dhe për t’i shpërndarë në ccdo kënd të botës.
Bëhet fjalë për zbulime aq të ccuditshme që nuk mund të imagjinohen që nga kthimi i mamuthëve deri tek përdorimi i ujrave të zeza në rubinetet e shtëpive. Mund të duken të pabesueshme, ashtu sicc në vitin 2008 nuk imagjinohej se telefoni do të kthehej në mjetin më të afërt për ccdo person, që ka “invektuar” nga fëmijët deri tek të moshuarit.
Pilula për burrat
Së shpejti, pilula mund të mos jetë vetëm për gratë. Institutet Kombëtare Shëndetësore të SHBA-së janë të vendosur për të testuar xhelin që ndalon hormonet mashkullore duke e fërkuar mbi shpinë dhe shpatulla.
Kontrata për performanca pas vdekjes
Një imazh holografik i Roy Orbison-it, i cili vdiq në vitin 1988, pati një turne në 2018. Amy Ëinehouse (vdiq në 2011) dhe Frank Zappa (1993) do të kenë turne si artistë virtuale në 2019. Kontratat e performuesve do të përfshijnë në mënyrë rutinë gjuhën që mbulon se kush kontrollon dhe fiton nga shfaqjet pas vdekjes.
Ujërat e zeza në Rubinet
El Paso, Teksas, do të fillojë një sistem që trajton ujërat e zeza dhe i kanalizon ato drejtpërdrejt në çezmat e ujit të pijshëm të rezidentëve. Qyteti ka shkurtuar tashmë përdorimin individual të ujit në mbi 40% që nga viti 1985 përmes iniciativave siç është pagimi i banorëve që të braktisin lëndinat e gjelbra.
Kampionatet e video-lojërave
Biznesi i e-sporteve (konkurrimi në lojëra elektronike) pritet t’i kalojë $ 1 miliard. The Overëatch League, e krijuar në 2017, u shiti të drejtat ekskluzive për $ 20 milion secila Comcast-it dhe korporatave të tjera, sipas ESPN. Krijimi i ekipeve të reja mund të kushtojë 30 deri në 60 milionë dollarë.
Një kurë për rënien e flokëve
Kërkuesit japonezë në vitin 2016 thanë se kishin zhvilluar një mënyrë për të përdorur qelizat burimore për të rigjeneruar folikulat e flokëve, me eksperimente klinike të njerëzit që priten në 2019. RIKEN, instituti më i madh kërkimor japonez, po punon me dy kompani me shpresën për të ofruar një trajtim deri në vitin 2020.
Kthimi i mamuthëve
Një ekip i Harvardit po përdor redaktimin e gjeneve për të ngjallur pëllumbin e egër dhe mamuthin, duke futur ADN nga speciet e zhdukura në kulturat qelizore të kafshëve të gjalla.
Kafja e rrezikuar
Temperaturat në rritje, që sjellin thatësirë, sëmundje dhe vrasjen e insekteve polenizuese, parashikohen të kthejnë gati gjysmën e tokës së globit që përdoret për të prodhuar kokrra kafeje me cilësi të lartë në jopjellore deri në vitin 2050.
Serverat e të Dhënave në Hapësirë
SpaceBelt i Cloud Constellation ka në plan të organizojë ruajtjen e të dhënave jashtë planetit deri në fillim të viteve 2020 në një konstelacion satelitësh me orbitë të ulët tokësore. Magazinimi në hapësirë mund t’i mbajë të dhënat tepër të ndjeshme larg internetit, dhe potencialisht larg rregullatorëve tokësorë.
Gjysma e botës do të ketë ‘stresin e ujit’
Raporti i OKB-së për Zhvillimin Botëror të Ujërave 2018 përllogarit se 3.6 miliardë njerëz (pothuajse gjysma e popullsisë globale) jetojnë në zona që potencialisht kanë burime të pakta ujore një muaj në vit.
Hani Brumbuj
Studimet thonë se tregu i insikteve të ngrënshme do të vlejë deri në $ 1.2 miliardë deri në vitin 2023. Rreth 2 miliardë njerëz tashmë hanë bulktha, larva brumbujsh dhe insektet të tjera.
Nuselala e fundit në Zelandën e Re
Për të shpëtuar zogjtë e saj kivi dhe specie të tjera, Zelanda e Re ka në plan të vrasë çdo mi, oposum, mace të egër jo-autoktone dhe çdo grabitqar tjetër invaziv në të gjithë sipërfaqen prej 269 kilometrash katrorë të kombit ishull deri në vitin 2050.
Funerale të gjelbra
Sipas një vlerësimi, një varrezë tradicionale prej 4 hektarësh përmban mjaftueshëm dru të groposur sa për të ndërtuar 40 shtëpi dhe lëngun balsamimi të mjaftueshëm sa për të mbushur një pishinë. Varrimet miqësore me mjedisin, që janë në rritje në vendet e zhvilluara, përfshijnë arkivolë të bio-degradueshëm dhe balsamim pa aldehid formik.
Bordelet Robotike
Zyrtarët e Hjustonit kanë qenë duke u përpjekur që të ndalojnë hapjen e një bordeli me personel të përbërë nga robotët e seksit humanoidë. Robo-bordelet janë të hapura në Barcelonë, Torino, Moskë dhe Toronto.
Pakësimi i rërës globale
Rëra, e përdorur te betoni, xhami dhe si pengesë ndaj ngritjes së nivelit të detrave, është një nga burimet natyrore më të shfrytëzuara në botë. Mangësitë tashmë kanë sjellë rritjen e piraterisë që shkatërron ishuj.(Shqipëroi Kebriona Veliaj. TemA Javore)