Kërkimet për sulmuesin Emiliano Sala vazhdojnë ende, tashmë në mënyrë private. Për lojtarin argjentinas nuk ka asnjë gjurmë që prej ditës së hënë, kur avioni privat me të cilin po udhëtonte u zhduk në ngushticën e La Manshit, ndërkohë që po udhëtonte nga Franca për në Angli.
Lojtari sapo kishte nënshkruar me skuadrën e Cardiff (luante me Nantën), fanellë të cilën nuk e veshi asnjëherë.