Robert De Niro dhe ish-bashkëshortja e tij janë në një betejë ligjore për marrjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 7-vjeçare.
Ata priten të dalin në gjykatë javën e ardhshme për të paraqitur kërkesën e tyre.
Aktori i famshëm paraqiti dokumentat e divorcit nga Grace Hightower në mes të dhjetorit 2018.
De Niro dhe ish-bashkëshortja mirëpritën në jetë vajzën, Helen Grace, nëpërmjet një nëne zëvendësuese në vitin 2011.
Mediat rozë raportojnë se aktori paraqiti dokumentat e divorcit nën emrat “Anonymous kundër Anonymous.”
Në vitin 2016, një gjykatë vendosi se titujt anonim në gjykatë mund të përdoreshin në masë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Robert donte që divorci të kalonte në heshtje dhe se gruaja e tij nuk kishte kundërshtime.
Çifti i dha fund martesës pas 20 vitesh së bashku.
Ata lidhën nyjë në vitin 1997 pas 10 vitesh lidhje por u divorcuan në vitin 1999. Por u pajtuan dhe rinovuan dasmën e tyre në vitin 2004. De Niro dhe Grace kanë edhe një djalë 20-vjeç.
a.cupaj