Presidenti Donald Trump ka miratuar një marrëveshje për të rihapur qeverinë amerikane për tre javë, pas një mbyllje rekord të agjencive federale. Burimet e Kongresit thonë se marrëveshja nuk përfshin asnjë shumë monetare që Trump ka kërkuar për të ngritur murin në kufirin me Meksikën. Presidenti republikan më herët ishte zotuar se s’do pranonte asnjë marrëveshje tjetër përveçse asaj që do të përfshinte 5.7 miliardë dollarë për të financuar zotimin e fushatës së tij. Por demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë refuzuar me forcë financimin e ndërtimit të murit. Njoftimi vjen ndërkohë që mbyllja e pjesshme e qeverisë ka hyrë në ditën e 35./a.meta