Një 43- vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Barit sapo zbriti në port së bashku më nënën e tij. Shqiptari me iniciale K.M ishte në kërkim që prej gushtit të vitit të kaluar nga drejtësia e një gjykate pranë Napolit, pasi bashkëshortja e tij italiane e kishte denoncuar për dhunë, në prani të vajzës 9 vjeçe. Shtetasja italiane u ka shpjeguar specialistëve, se 43-vjeçari kishte tentuar ta përdhunonte bashkë me 2 shqiptarë të tjerë./a.meta