Në Peshkopi protestohet kundër dhënies me koncension të ujërave termale. Pasi firmosën një peticion, banorët e lagjes së llixhave në hyrje të qytetit, u mblodhën para bashkisë për të kundërshtuar siç thanë ata, një vendim të marrë në prefekturën e Shkodrës në Këshillin e Bazenit Ujor Drin-Bunë dhjetorin e kaluar.
Për banorët është e papranueshme që prefekti i Shkodrës të vendosin për fatin e një lagjeje të tërë në Dibër, e cila është ndërtuar nga fillimi në funksion të ujit kurativ. Banorët dyshojnë se praktika për dhënien me koncesion të ujit është korruptive, njësoj si me koncesionet e tjera. Banorët gjithashtu akuzojnë Bashkinë dhe Prefekturën Dibër se kanë ndihmuar me procedura fiktive firmën duke anashkaluar konsultimet publike me banorët./a.meta