Një 32-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Bulqizë.
Lajmi konfirmohet nga Policia ndërsa jep edhe detajet paraprake.
“Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se eshtë gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32 vjeçar banues në Fier.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32 vjeçarit.”- thotë policia.
/a.rada