Turqia vazhdon të provokojë Greqinë me manovra fluturimi. Mëngjesin e sotëm, disa avionë luftarakë të Turqisë kanë shkelur hapësirën ajrore greke.
Ata fluturuan mbi disa ishuj në një lartësi 8 mijë metra. Avionët turq F-16 hynë dhe dolën disa herë nga hapësira ajrore e Greqisë.
Lëvizjet e tyre janë regjistruar në oraret 11:07, 11:24, 11:26 dhe 11:33, sipas orës lokale të vendit fqinj.
Të gjitha shkeljet e hapësirës ajrore janë regjistruar nga pala greke. Hyrja e avionëve luftarakë turq në territorin grek është ngjarje e përsëritur disa herë gjatë muajve të fundit.
/a.rada