Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Balilit i adresohen 4 akuza, por ai i kundërshton të katërta me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, sa kohë edhe avokatët këmbëngulin se nuk ka prova.
Por, ndërkohë, Prokuroria iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016.
Nga përgjimet, Klement Balili shfaqet duke komunikuar me dy skafistët, kur i orienton se ata i priste në Zakinthos, Georgis Alifantis.
/a.rada