Reshje të dendura dëbore kanë rinisur sërish në gjithë territorin e Dibrës dhe Bulqizës. Ende nuk paraqiten probleme në rrugët nacionale, por në rrugët e zonave të thella kanë nisur problemet, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë qenë të kalueshme vetëm me këmbë dhe trashësia e borës së re kalon 20 cm.
Për shkak të reshjeve të borës ka patur mungesë të energjisë në Fshatrat e Lurës dhe të Reçit ku po punohet për riparimin e defekteve, ndërsa në Kalanë e Dodës është rikthyer energjia.
Qyteti i Peshkopisë vazhdon të furnizohet me 30 minuta ujë në 24 orë, ndërsa pjesa më e madhe nuk ka fare për shkak të ngricës.
Në Bulqizë ka probleme në aksin nacional nga Pishat deri në Qafën e Buallit. Ngricë ka edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Bulqizës dhe atë të spitalit. Pa energji elektrike kanë qenë njësitë Ostren, Trebisht, Martanesh dhe disa fshatra në Tërnovë.
a.cupaj