Mbrëmja e së enjtes përzgjodhi fituesit e dytë të shorteut më të shumëpritur të këtij sezoni: Dashuria në Kohën e Duhur!
ALBtelecom ia ka kushtuar fushatën e tij të re pikërisht dashurisë, fillimisht përmes serialit “Në Kohën e Duhur”, i cili prej tashmë tre muajsh na ka rrëmbyer në një aventurë emocionuese në kërkim të ndjenjës më të bukur në botë. Ndaj, loja promocionale e cila do i dhurojë mundësinë 10 çifteve për të përjetuar një fundjavë të paharrueshme në qytetin e bukur italian nuk vjen pa qëllim.
Nata e dytë e lojës promocionale solli dhe dy fituesit e radhës, ose siç quhen nga prezantuesja e shorteut, Orinda Huta, dy çiftet “fatlumë” të cilët do nisen drejt qytetit romantik të Veronës.
E teksa fituesit e radhës janë duke bërë gati valixhet, abonentët e tjerë të ALBtelecom vazhdojnë të bëhen pjesë e lojës, duke kryer thjesht një rimbushje prej 1,000 Lekë [ose më shumë]. Sa më shumë rimbushje, aq më shumë mundësi kanë klientët për të qenë fituesit, ndaj nëse ende nuk jeni bërë pjesë e lojës, nxitoni pasi mund të jeni JUb ndër fituesit e 3 javëve në vazhdim!
Të enjten e javës së ardhshme, ALBtelecom do rikthehet në ekranin e TV Klan si dhe në platformat Facebook dhe Instagram për të zbuluar bashkë me publikun dy çiftet e tjera fituese.
a.c