Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri sot thirrje për dialog në Venezuelë për të shmangur një përshkallëzim të situatës që do të çonte në një katastrofë, në vazhdën e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.
‘’Ne shpresojmë që dialogu është i mundur për të shmangur një përshkallëzim që çon në një konflikt që do të ishte një katastrofë për popullsinë në vend dhe për rajonin’’, u shpreh Guterres gjatë një interviste të transmetuar nëpërmjet Facebook.
Opozitari Juan Guaido, kryetari i Parlamentit u vetëshpall të mërkurën president i përkohshëm, duke sfiduar Nicolas Maduro dhe krijuar një klimë shumë të tensionuar në vend, por gjithashtu fërkime diplomatike ndërkombëtare.
‘’Qeveritë sovrane kanë të drejtë të vendosin se çfarë duan, kur bëhet fjalë për të pranuar se cili nga të dy është president i ligjshëm’’, theksoi shefi i OKB-së.
/a.rada