Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro disa orë më parë, sipas një deklarate nga zyra e Presidencës turke.
Gjatë bisedës mes tyre, Tayip Erdogan ndër të tjera mësohet ti ketë thënë Maduros:
“Vëllai im Maduro, qëndro në këmbë. Ne jemi pranë jush. ”
Ndërkohë zyrtarët e SHBA po bëjnë thirrje për largimin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro.
Presidenti Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.
Në një deklaratë, presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”.
Nderkohe edhe kryeministri Edi Rama, doli ne nje linje me Trump, duke njohur Guaidon si president te përkohshem.
a.cupaj