Një anëtare republikane e dhomës së përfaqësuesve në Arizonë ka një ide të veçantë se nga mund të sigurohen fondet për të plotësuar kërkesën e Presidentit Donald Trump për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.
Gail Griffin ka paraqitur për shqyrtim në kongresin e shtetit federal amerikan një pr/ligj që parashikon pagesë 20$ për këdo kërkon të shikojë filma pornografikë në internet. Sipas propozimit të saj, të gjitha pajisjet elektronike si kompjuterët, tabletat e celularët smartfonë duhet të pajisen me një aplikacion të veçantë, që do të bllokojë hyrjen në faqet porno. Ata që duan të shohin materiale të tilla duhet të konfirmojnë moshën mbi 28 vjeç dhe të paguajnë shumën prej 20 dollarësh.
Pr/ligji ende nuk është marrë në shqyrtim nga komisionet e kongresit të Arizonës. Kjo zgjidhje megjithatë mund të siguronte brenda pak muajve fondin prej 5.7 miliardë dollarësh. Trump ka kërkuar nënshkrimin e buxhetit për 2019-ën me miratimin e projektit që për demokratët amerikanë është e papërballueshme nga të ardhurat e buxhetit.
a.cupaj