Tre shqiptarë dhe një rumun janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi, i cili kryente vjedhje apartamentesh në Itali.
Sipas mediave fqinje, të arrestuarit janë përgjegjës për 30 vjedhje në apartamente në zonat midis Trentos dhe Bolzanos.
Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije identiteti i të arrestuarve, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe më pas kapjen e të tjerëve.
Nga hetimet e kryera rezulton se autorët vepronin me të njëjtën strategji, duke thyer dyert e apartamenteve dhe më pas kryenin vjedhjet, të cilat përllogariten në mijëra euro.
a.cupaj