Disa deputetë të Partisë Demokratike, gjatë periudhës së bojkotit të Kuvendit, kanë përfituar edhe pagesa për qira si dhe për fjetje në hotel. Në të njëjtën kohë ata kanë përfituar edhe pagesa për karburant, telefon si dhe dieta. Gjatë harkut kohor nëntor-dhjetor 2018, periudhë gjatë të cilës Partia Demokratike kishte braktisur jetën parlamentare për llogaritë e saj politike, deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi rezulton se ka përfituar nga buxheti i Kuvendit 18,000 lekë për fjetje në hotel.
Gjithashtu, edhe deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka përfituar 6,000 lekë për fjetje në hotel si dhe rreth 1 mijë USD dieta. Deputetja e PD Nadire Meçorapaj, gjatë periudhës në fjalë, kur opozita kishte braktisur Parlamentin, ka përfituar 59,500 lekë si ndihmë nga shteti për të jetuar në shtëpi me qira. 59,500 lekë rezulton se ka përfituar edhe deputetja tjetër e PD, Izmira Ulqinaku, rimburim nga shteti për pagesën e qirasë. Zonja Ulqinaku, ndonëse nuk ka qenë asnjë ditë në Kuvend, ka përfituar edhe 150,500 lekë dieta.
Rimbursim nga shteti për qiranë ka përfituar edhe deputeti i PD, njëherësh kryetari i LZHK, Nard Ndoka, po në vlerën 59,500 lekë. Gjithsej janë 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët përfitojnë çdo muaj pagesa për qiranë, për shkak të statusit të deputetit që lidhet me veprimtarinë parlamentare. Ndërkaq, disa nga deputetë në fjalë, në deklaratat vjetore të pasurisë, kanë deklaruar më shumë se sa dy banesa dhe makina me vlerë deri në 100 mijë euro. Të gjithë deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, përveç nënkryetarit Edi Paloka, kanë përfituar çdo muaj gjatë periudhës së bojkotit, rreth 80 000 lekë për karburant si dhe 34,000 lekë për shpenzimet në telefon.
Dietat e majme
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2018, kanë përfituar dieta deri në 150,000 lekë 1.4 mijë USD. Deputeti i LSI Lefter Koka ka përfituar 150,500 lekë dieta, deputeti i PD Romeo Gurakuqi ka përfituar gjithashtu 150,500 lekë dieta, Tritan Shehu ka përfituar 112,875 lekë, Lindita Metaliaj ka përfituar 150,500 lekë, Lorenc Luka ka përfituar 150,500 lekë dhe Luan Baçi ka përfituar 150,500 lekë dieta. Po ashtu, rezulton se deputetët e opozitës Fatbardha Kadiu, Vangjel Tavo, Vangjel Dule kanë përfituar nga 150,000 lekë dieta, ndërsa deputetja Albana Vokshi 118,512 lekë dita. Dieta nuk kanë përfituar deputetë Sali Berisha, Halim Kosova, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha, por vetëm pagesa për telefon dhe karburant.
Përfitimet e deputetëve të opozitës gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2018
Tritan Shehu, 6,000 lekë për fjetje në hotel, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 112,875 lekë dieta
Xhemal Gjunkshi 18,000 lekë për hotel, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta
Nadire Meçorapaj 59,500 lekë pagesë me qira, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta
Izmira Ulqinaku 59,500 lekë rimbursim për qiranë, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 150,500 lekë dieta.
Nard Ndoka 59,500 lekë rimbursim për qiranë, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta.
Agron Çela, 150,500 lekë për dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Albana Vokshi 118,512 lekë për dieta, 60,032 lekë karburant, 40,000 lekë telefon
Aldo Bumçi 75,250 lekë për dieta, 68,070 karburant, 34,000 lekë telefon
Dashamir Shehi 112,875 lekë për dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Edi Paloka 90,048 lekë për dieta, 2,000 lekë honorare për pjesëmarrje në komisione
Edmond Spaho 86,532 lekë dieta, 67,404 lekë karburant, 40,000 lekë telefon
Fatmir Mediu 79,008 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 40,000 lekë telefon
Flamur Noka 75,250 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon
Genc Pollo 79,008 lekë dieta, 80,000 karburant, 40,000 lekë telefon
Jorida Tabaku 75,250 lekë dieta, 60,032 karburant, 34,000 lekë telefon
Kejdi Mehmetaj 75,250 lekë dieta, 60,032 karburant, 34,000 lekë telefon
Luan Rama 75,250 lekë dieta, 60,032 karburant, 34,000 lekë telefon
Luciano Boçi 150,500 lekë dieta, 67,404 karburant, 34,000 lekë telefon
Monika Kryemadhi 75,250 lekë dieta, 67,404 karburant, 34,000 lekë telefon
Përparim Spahiu 75,250 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon
Sali Berisha 60,032 karburant, 34,000 lekë telefon
Vangjel Dule 150,500 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon
Vangjel Tavo 150,500 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon
Petrit Vasili 86,532 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon
Agron Shehaj 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon
Andon Frrokaj 75,250 lekë dieta, 68,070 karburant, 34,000 lekë telefon
Bardh Spahia 75,250 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon
Endri Hasa 75,250 lekë dieta, 67,404 karburant, 34,000 lekë telefon
Endrit Brahimllari 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Enkelejd Alibeaj 37,625 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 4,000 lekë komisione
Ervin Salianji 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Fatbardha Kadiu 150,500 lekë dieta, 62,428 lekë karburant, 34,000 telefon
Floida Kërpaçi 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Grida Shqima 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Halim Kosova 60,032 karburant, 34,000 lekë telefon
Hekuran Hoxhalli 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Lindita Metaliaj 150,500 lekë dieta, 68,070 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Lorenc Luka 150,500 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Luan Baçi 150,500 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Lulzim Basha 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Myslim Murrizi 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Nasip Naço 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon 4,000 komisione,
Nora Malaj 75,250 lekë dieta, 62,428 lekë karburant, 34,000 lekë
Orjola Pampuri 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë
Romeo Gurakuqi 150,500 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Rudina Hajdari 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Sezai Rrokaj 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Valentina Duka 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Viktor Tushaj 150,500 lekë dieta, 68,070 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Klajda Gjoshaj 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Lefter Koka 150,500 lekë dieta, 62,428 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Edmond Panariti 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon
Silva Caka 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 4,000 komisione
Astrit Veliaj 37,625 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 22,000 komisione
Baza ligjore, si dhe kur përfitojnë dieta dhe pagesat e tjera deputetët
Trajtimi financiar i deputetëve parashikohet në ligjin për statusin e deputetit, i ndryshuar në vitin 2013 si dhe në vendimin e Kuvendit nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve. Sipas ligjit (neni 14), deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta vetëm gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar. Ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Deputetët që shkon me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfiton gjithashtu dietë ditore. Në rastet kur ai caktohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare ose të institucioneve të tjera, shpenzimet mbulohen nga institucioni që e ka ftuar, duke përfituar dietën sipas akteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.
Konkretisht, deputetët me vendbanim në rrethin e Tiranës përfitojnë deri në 6 dieta në muaj për ditët e shërbimit jashtë Tiranës, ndërsa ata me vendbanim jashtë kryeqytetit do të përfitojnë deri në 12 dieta mujore. Pra një deputet që përfiton 12 dieta në muaj, arrin të marrë 75 252 lekë në muaj shtesë. Por, në vendim specifikohet se në çdo rast deputetët i përfitojnë dietat pas dorëzimit të dokumentacionit vërtetues të firmosur nga ana e tyre. Kjo do të thotë se ligjit dhe vendimi nuk parashikojnë marrjen e dietave kur deputetët mungojnë pa arsye në Kuvend apo kur veprimtaria e tyre nuk ka lidhje me veprimtarinë parlamentare.
Deputeti përfiton 3 000 lekë nata për hotel, për veprimtaritë parlamentare, vetëm kundrejt faturës tatimore dhe printimit të kasës elektronike bashkëlidhur. Sa i takon pagës, paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Në këtë rast, masa e shpërblimit është 2 000 lekë për çdo mbledhje. Në ligji dhe vendim theksohet se mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare, sjell ndalesën e pjesshme të pagës ose të shpërblimit.
Në rastin konkret, administrata e Kuvendit u ka ndaluar pjesërisht pagën deputetëve të PD-LSI për mospjesëmarrjen në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Gjithashtu, Kuvendi mbulon shpenzimet telefonike për deputetët përgjatë gjithë vitit, për vlerën mujore prej 17 000 lekësh. Për kryetarët e komisioneve të përhershme dhe kryetarët e dy grupeve parlamentare më të mëdha vlera mujore është 20 000 lekë. Deputetët të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës përfitojnë 35 000 lekë në muaj për strehim, por duhet të plotësojnë disa dokumente, ku përfshihet vërtetimi nga ZRPP se nuk kanë banesë në Tiranë, kontratë qiraje etj./shqiptarja
a.cupaj