Zhdukja e avionit në të cilin ndodhej sulmuesi argjentinas Emiliano Sala ka prekur jo pak botën e futbollit dhe aq më tepër, ata të cilët kanë pasur mundësi që ta njohin nga afër pse të luajnë përkrah Salës.
Një nga shqiptarët që ka luajtur me Salën, është Ermir Lenjani që aktualisht mbron ngjyrat e fanellës së Sionit.
Në sezonin 2015-16, ai ishte pjesë e Nantes dhe luante së bashku me Salën në kampionatin francez. Lajmin për zhdukjen e tij, Lenjani e konsideron si të pabesueshëm dhe shton se ai ishte një njeri që punonte shumë për të arritur atë që donte.
“Është e pabesueshme kjo që ka ndodhur. Realisht, nuk mund ta besoj. Te Sioni jemi 3 persona që e njohim shumë mirë Salën. Adrian ka pasur mundësi të luajë me të, ndërsa trajneri Kondi Sandi e njeh nga koha kur ishte pjesë e Bordos. Ai është një njeri që punon jashtëzakonisht shumë dhe që gjithmonë jep 100% nga vetja”, u shpreh Lenjani për ish-shokun e skuadrës.
a.cupaj