Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë pjesë në Workshop-in dy ditor të organizuar NDI me fokus aktet nënligjore për kontrollin e financave të partive politike. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, administrata e KQZ-së mori pjesë në workshop-in dy ditor të organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.
Në fokus të këtij takimi të workshop-i ishte diskutimin dhe planifikimin e përgatitjeve të akteve nënligjore për financimin e partive politike, në kuadër të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, në emër të institucionit që ai drejton, falenderoj NDI dhe Ambasadën Britanike për punën e palodhur në mbështetje të KQZ-së dhe Administratës, me qëllim rritjen e profesionale të stafit në funksion të mbikëqyrjes dhe kontrollit të financave të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. /a.meta