Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) ka nisur seancën dëgjimore për gjyqtarin Artan Lazaj. Ky gjyqtar ankimoi vendimin për shkarkim nga KPK-ja, ndërsa KPA-ja vendosi ta kalojë çështjen në seancë të hapur. Lazaj gjatë seancës ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj, i cili kërkoi rrëzim të vendimit të KPK-së. Gjyqtari Lazaj nuk kurseu akuzat për KPK-në, ndërsa shtoi se ka patur shkelje proceduriale gjatë vlerësimit të tij.
“Kryesuesja e KPK, Bekteshi ka shkelur kriteret ligjore. Bekteshi nuk u konsultua me anëtarët e tjerë të KPK. KPA të konstatojë shkeljen proceduriale”, u shpreh Lazaj./a.meta