Pas delegimit të detyrës, Gent Cakaj ka mbajtur fjalimin e parë si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Cakaj tha se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë. Ai komentoi edhe hezitimin e dekretimit të tij nga ana e presidentit Ilir Meta.
“Ndjehem më i lëhtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Mosha e re është burim energjie. Pavarësisht sfidave të mëdha Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë rtë përfaqësimit diplomatik. Shqipoëria qëndron më afër se kurrë për hapjen e negociatave. Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBe-së për vitin që vjen. Nuk di si ta falenderoj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me erngji të reja dhe qasje proactive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit. Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar.do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar. MEPJ do të vazhdojë punën e saj për një performacë për prcesin e screeaning”. /a.meta