Pas Taulant Ballës, Elisa Spiropalit dhe Mimi Kodhelit, edhe zv.kryeministri Erion Braçe deklarohet në favor të një mandati të dytë të Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës.
I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në TVSH, Braçe theksoi se Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për Tiranën.
“Të jesh i bindur se nuk do të cedoj as në këtë pikë, nga thënia e mendimit tim.
Jemi një parti politikë, dhe duhet të jemi të barabartë apo të baraslarguar nga çdo kandidat i mundshëm.
Me një fjali, për mua Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për kryetar të bashkisë së Tiranës”, tha Braçe.
a.cupaj