Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot ndaj komenteve të adresuara në lidhje me anulimin e procedurës së Partneritetit Publik-Privat për rrugën Thumanë-Kashar.
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëgulësh në gabim është djallëzore, i thonë një llafi! Keqardhje për reagimet ndaj reagimit tim, po duan, s’duan ata e ato Pakti për Universitetin ka nga dje të gjithë hapësirën fiskale të aksit Thumanë – Kashar”, tha Spiropali.
Më herët, ministrja Spiropali në një dalje publike tha se anulimi i kësaj procedure nuk ka asnjë pasojë juridike.
Komentet e saj erdhën pas deklaratës së opozitës mbi ndalimin e procedurës së Partneritetit Publik-Privat për rrugën Thumanë-Kashar dhe kalimin e kësaj hapësire fiskale në dispozicion të Ministrisë së Arsimit në kuadër të Paktit për Universitetin. Spiropali i cilësoi akuzat e PD-së si të pavërteta dhe nivel i ulët i luftës politike./a.meta