Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi sot abonentët e energjisë elektrike në Fier se, do të këtë ndërprerje të energjisë në disa njësi administrative, për shkak të avarisë në linjën 35kV.
OSHEE shpjegon arsyet e ndërprerjes së energjisë në disa zona të Fierit.
“Për shkak të një avarie në linjën 35kV L30-12/1 Tec Fier – Pojan, sot në mesditë kanë mbetur pa energji elektrike disa zona si: Pojan, Hoxharë e Vjetër, Dërmënas, Hoxharë, Përtish, Hoxharë e Re, Darëzezë, Breg Deti, Hidrovori, Ish-Komunat Seman, Topojë, Dërmënas” shprehet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Po ashtu, bëhet e ditur se punonjësit e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për eliminimin sa më shpejt të defektit.
/a.meta