Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimeve të disa drejtuesve të lartë të shtetit nga kryeministri Edi Rama ditët e fundit.
Deputetja Dhurata Çupi, nga selia blu, tha se bëhet fjalë për zëvendësimin e disa hajdutëve të vjetër, me të rinj.
“Fushata e shkarkimeve të drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është treguesi i kalbëzizimit nga korrupsioni i kësaj qeverie, e cila nuk është e aftë të bëjë reforma, por do të ndërrojë hajdutët e vjetër me hajdutët e rinj.
Një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin dhe jo të ndajë me klientët e saj paratë e shqiptarëve do ta çonte sot drejt qelisë së burgut drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së, drejtorin e Portit dhe çdokënd tjetër që vjedh” – tha Çupi.
/a.rada