Banorë nga zona të ndryshme të Kurbinit vijojnë prej shumë vitesh të mbushin ujë në çesmave në hyrje të qytetit pasi cilësia e ujit që i vjen nëpër banesa nuk është e mirë, sipas tyre.
Ata shprehen gjithashtu se në ujësjellësin e qytetit nuk është investuar që në vitet ’60.
Megjithatë, Vladimir Tota, përgjegjës i sektorit të ujësjellësit vazhdon të këmbëngulë se uji është i pijshëm: “Klorifikojmë vazhdimisht ujin dhe rezulton se nuk ka papastërti”.
Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Kurbinit, Gëzim Dika konfirmon se në këtë ujësjellës nuk investohet që prej viteve ’60: “Rrjeti i brendshëm është investuar pjesë-pjesë, por zëvendësimi i tubacionit nuk është bërë”.
Derisa të bëhen këto investime në rrjetin e amortizuar, banorët e Kurbinit që furnizohen vetëm 3 orë në ditë, do të vazhdojnë të marrin ujë në çesmën e pelegrinëve të kishës së Shna Ndout, në Laç.
/a.rada