Superstar i futbollit Cristiano Ronaldo ka arritur një marrëveshje me një gjykatë në Madrid lidhur me akuzat për evazion fiskal, duke pranuar gjobën prej 18.8 milion euro.
Marrëveshja, e miratuar paraprakisht, përfshin një dënim me burg prej 23 muajsh.
Por në Spanjë, të dënuarit zakonisht nuk futen në burg me dënim nën dy vjet.
Vepra jo e dhunshme e Ronaldos do të thotë se ai nuk ka gjasa të futet në burg.
Ronaldo mbërriti në gjykatë mëngjesin e së martës në Madrid, në mes të një pranie të madhe të mediave, për t’u përballur me akuzat për evazion fiskal.
Paraqitja e tij në gjykatë zgjati vetëm disa minuta pasi Ronaldo pranoi marrëveshjen e ofruar nga prokurorët.
Gjyqtari refuzoi kërkesën e lojtarit për të marrë pjesë në seancë me video LIVE ose për të hyrë në ndërtesë me makinë për të shmangur mediat.
Ronaldo u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga e dashura e tij Georgina Rodriguez.
Ai u fut në gjykatë i kapur për dore me modelen dhe duke buzëqeshur. Ai gjithashtu dha autografe për fansat e tij.
Sulmuesi portugez arriti marrëveshjen prej 18.8 milionë euro si pjesë e një bisedimeve me autoritetet tatimore spanjolle.
Fituesi 5 herë i Topit të Artë u akuza për shmangien e pagimit të taksave në Spanjë midis 2010 dhe 2014, kur ai luante për Real Madridin dhe u zhvendos për të jetuar në kryeqytetin spanjoll.
Forbes e ka renditur futbollistin si alteti i tretë më i pasur në botë, me fitime prej 95 milion euro në vit.