Një 32 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 155 kg marijuanë.
Sipas mediave italiane, shqiptari është me inicialet G.M. dhe u arrestua në Cosenza gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia.
32 vjeçari shqiptar në momentin e arrestimit ishte duke drejtuar një kamionë dhe gjatë momentit të kontrollit shfaqi shenja nervozizmi.
Vlera e drogës, sipas policisë, nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 1 milionë eurove.
Marijuana ishte e konfeksionuar në 15 pako, ndërrsa u sekuestruan nga ana e policisë edhe 3 celularë.
Autoritetet italiane kanë bërë me dije se kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të shqiptarit si dhe për identifikimin e destinacionit të drogës së sekuestruar.
a.cupaj