Balerini i njohur shqiptar me famë në Itali, Ilir Shaqiri i ka lënë një koment prekës kryeministrit Edi Rama në foton me të ëmën e Hekuran Dedës, një prej të vrarëve të 21 janarit. Në foton e shkrepur nga homazhet e 8 vjetorit të tragjedisë, ku humbën jetën 4 protestues në mes të Bulevardit, balerini nuk ka mundur të rezistojë pa komentuar duke i kërkuar “nderin” kryeministrit të vendit.
Ditën e sotme familjarë, miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë përkujtuan sot me lot në sy si çdo vit Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, katër protestuesit e vrarë nga Garda e Republikës gjatë protestës në 21 janar 2011.
“Bëj që kjo nënë të mundet t’i shikojë pas hekurave sytë e vrasësit”, shkruan balerini.
Komenti i balerinit në foton e postuar nga Rama
/a.meta