Ashtu si të gjitha gjendjet shëndetësore që përfshijnë dhimbjet, edhe ato të kokës janë të vështira për t’u kategorizuar.
Një dhimbje koke që dikush mund ta quajë të tmerrshme, për dikë tjetër mund të jetë e lehtë.
Këtu keni të renditura disa nga shenjat paralajmëruese të dhimbjeve të kokës, të cilat kërkojnë vëmendje mjekësore:
Dhembje therëse në kokë që shkaktohen krejt papritur: Nëse papritur filloni të ndieni dhimbje therëse në kokë, është diçka serioze. Mund të jetë ndonjë hemorragji cerebrale e shkaktuar nga aneurizmi.
Dhimbja e kokës që ndryshon: Mendojeni dhembjen si të ishte një këngë. Nëse ndryshon vetëm volumi, nuk është diçka për t’u shqetësuar.
Por, nëse ndryshon muzika, pra lloji i dhimbjes (është më intensive dhe ndryshe nga herët e tjera), në këtë rast duhet të kërkoni vëmendje mjekësore.
Dhimbja është mbrapa ose përreth syve: Nëse ndieni dhimbje edhe në sy, përveç dhimbjes së kokës, sidomos nëse ka filluar t’ju turbullohet edhe shikimi, është për t’u shqetësuar.
Dhimbja është përqendruar tek lobet temporale: Në shumë raste, pozicionimi i dhimbjes së kokës nuk është tregues i ndonjë gjëje për t’u shqetësuar.
Por, nëse jeni mbi 50 vjeç dhe dhimbja e kokës është e përqendruar më shumë tek njëra ose të dyja lobet temporale (pjesët anësore të kokës, mes ballit dhe veshit), mund të jetë shenjë e arteritit temporal ( inflamacion i mureve të arterieve tek kjo pjesë e kokës).
/a.r