Në përfundim të seancës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka folur në ambientet e jashtme për mediat e pranishme.
I pyetur nga gazetarët për mesazhin që ai tha se e ka shqetësuar Berishën, shefi i socialistëve nuk pranoi të japë detaje.
Ndërkohë ai u shpreh se u detyrua që të merrte përsipër postin e Ministrit të Jashtëm, për shkak të krizës që prodhoi Presidenca. Edi Rama tha se Ilir Meta është në kundërshtim me paraadhësit e tij.
“Unë nuk kam folur për SMS. Por meqë ju nuk keni pyetje dua të them që votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhje të detyruar si pasojë e refuzimit të Presidentit për të dekretuar Gent Cakajn. Dua ta bëj të qartë për të gjithë opinionin publik se në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese dhe në pritje të formimit të saj, për të trajtuar shkeljen nga Presidenti, u detyrova ta marr këtë vendim” – tha Kryeministri
Nga ana tjetër, Edi Rama u shpreh se mazhoranca ka ‘kopsitur’ një numër padish kundër Ilir Metës, përveç përplasjes së fundit për emrin e Cakajt.
“Unë besoj se projekti i qeverisë së re nuk duhet cenuar. Dhe nga ana tjetër nuk do duhej të zgjidhej një tjetër ministër i Jashtëm. Ne kemi përgatitur një numër padish për shkeljet e Presidentit të Republikës dhe që do t’i dorëzohen Gjykatës së re Kushtetuese Kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht” – tha Rama.
/javanews/a.rada