Hekuran Hoxha, 48-vjeç, i njohur ndryshe si “Roni i Shijakut” mbetet në burg. Ka qenë gjykata ajo që ka vendosur masën e sigurisë për të arrestuarin e tre ditëve më parë.
“Truri” i bandës së Shijakut vuan nga probleme me zemrën dhe është dërguar me urgjencë në repartin e kardiologjisë në QSUT në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda është zhvilluar brenda në dhomën e spitalit, në prezencë të prokurorëve, gjyqtarëve të çështjes si dhe avokati mbrojtës.
Hekuran Hoxha akuzohet si njeriu që porositi heroinën e Hasit të cilën pas përpunimit do ta transportonte në vendet e BE-së.
/a.rada