Një 29 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për trafikim të lëndëve narkotike.
Të riut iu gjetën në mjetin me të cilin po udhëtonte një çantë me 22 kg 540 gram marijuanë e cila ishte ambalazhuar në 20 pako.
Policia u vu ne ndjekje të mjetit pasi drejtuesi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në kufirin greko-shqiptar, ne vendin e quajtur Sajadhe, Igumenice.
Drejtuesi ka shtuar shpejtësinë, është ndjekur dhe është arritur të ndalohet në vendin e quajtur Rajo, Igumenicë, pak km larg vendit ku u pikas.
Gjatë kontrollit më pas u gjet dhe sasia e drogës.
a.cupaj