Një ndërtesë 3 kateshe u perfshi nga flakët paraditen e kësaj të hëne në qytezen e Ulzës në Bashkinë e Matit. Fillimisht ka qenë një banese në katin e tretë që është djegur e më pas është perfshire e gjithë ndërtesa.
Drejt Ulzës është nisur zjarrefikesja e Matit, por për shkak të largesise e ka patur të pamundur të mberrije në kohë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mesohet se në banesën e perfshire nga flakët jetonin disa turq që punojnë në hidrocentralin e Ulzës.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar në njerëz.
a,cupaj