Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte. Ata janë vendosur në oborrin e fakulteti dhe nuk zhvillojnë mësim, pasi kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët.
Në një letër publike asambleja e pedagogëve të këtij fakulteti shprehu disa shqetësime në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkojnë që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare. Në protestë ndodhen dhe studentët të cilët prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë plotësimin e 8 pikave nga institucionet përkatëse. /a.meta