Të parkosh vend e pa vend në Tiranë është diçka e zakonshme. Policia Rrugore bën me dije se ka gjobitur 478 shoferë për parkime në vende të papërshtatshme.
“Me hapësirat dhe numrin e mjeteve që qarkullojnë në kryeqytet, sigurisht që parkimi mbetet problem, por nuk ka absolutisht asnjë justifikim që për të konsumuar kafe, të parkosh ku të mundesh, në trotuar, në rresht të dytë, në vendkalim këmbësorësh, në korsitë e dedikuara apo në vendin e rezervuar për mjetet e shërbimit publik dhe nuk janë disa raste sporadike të tilla, por plot 478 mjete të konstatuara dhe gjoba për këtë shkelje, në një ditë“, thuhet në njoftim.
Policia u bën apel drejtuesve që të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë njëri-tjetrin dhe sigurisht rregullin.
a.cupaj