Një fenomen i rrallë ka pushtuar kryeqytetin rus, të shtunën në mbrëmje. Një stuhi e rrallë dimri, me vetëtima dhe rrufe gjatë reshjeve të dëborës ka lënë pa fjalë banorët e Moskë, të cilët nuk kanë ngurruar ta ndajnë fenomenin në rrjetet sociale. Videot tregojnë kombinime surrealiste të dritës, errësirës dhe stuhisë.
Nuk ka shumë shanse për të parë një stuhi të tillë gjatë janarit në Moskë. Kjo është stuhia e nëntë dimri gjatë 50 viteve të fundit, ndërsa e fundit ndodhi në shkurt të vitit 2015. “Kjo është ferri,” thotë një përdorues i Instagram, teksa komenton se çfarë po ndodh jashtë dritares së apartamentit të saj.
/a.meta