Një barkë është fundosur në ujrat e detit Mesdhe dhe për pasojë, 117 emigrantë rezultojnë të zhdukur nga 120 në total. Rojet bregdetare italiane kanë arritur të gjejnë vetëm tre emigrantë të cilët sapo mbërritën në ishullin e Lampeduzës, rrëfyen tragjedinë. Sipas dëshmisë së tyre, barka, e cila ishte nisur nga Tripoli, u fundos pas më shumë se 11 orësh 50 milje larg brigjeve libiane.
Sipas zëdhënësit të IOM-it, Flavio Giacomo, shumë prej emigrantëve ishin afrikano-perëndimorë dhe sipas të mbijetuarve, në bord ishin edhe rreth 40 sudanezë. Autoritetet italiane dhe ato libiane kanë nisur operacionet e kërkimit për 117 emigrantët e zhdukur, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është gjetur./a.meta