Dashi
Intuita nuk do t’ju lërë në baltë. Do të arrini që me sukses të mësoni taktikat e armikut. Me financat nuk do të keni probleme të mëdha.
Demi
Personat që nuk janë në një lidhje do të realizojnë një nga takimet më të veçanta dhe do ndihen menjëherë gati për të hedhur hapa seriozë përpara. Me partnerin mund të keni disa debate.
Binjakët
Mund të përballeni me disa surpriza të këndshme në punë. Disa kolegë do ju vlerësojnë shumë tek eprorët tuaj. Sa i përket dashurisë, diçka e re duket në sfond.
Gaforrja
Ditë e mbarë për të lindurit në shenjën tuaj. Do të vlerësoni çdo gjë me kujdes, duke shpresuar se do kaloni pengesat e mundshme. Me paratë gjithçka do ju ecë mirë.
Luani
Ditë e mbushur me adrenalinë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Largohuni nga ambienti i zakonshëm, për të zgjeruar njohuritë tuaja diku tjetër.
Virgjëresha
Përpiquni që të pushoni dhe të qetësoheni më shumë. Nëse nuk i jepni vetes më shumë energji, çdo gjë do të përkthehet në stres dhe ankth.
Peshorja
Përgjithësisht e gjithë kjo periudhë do të karakterizohet me fat për të lindurit në shenjën tuaj. Personat që nuk janë në një lidhje dashurie, do të mund të kenë një shkëndijë.
Akrepi
Financat parashikohen të mira nëse keni investuar në burse apo edhe nëse paratë i keni në bankë. Parashikohet të merrni një dorë të mirë parash.
Shigjetari
Ka qenë një periudhë e mbushur me ankth dhe stres, por gjithçka do të normalizohet brenda pak ditësh. Në planin financiar duhet të ndryshoni mënyrën e menaxhimit.
Bricjapi
Nëse jeni duke menduar mbi një projekt gjasat janë që nuk do të realizohet. Mos u mërzisni sepse nëse merrni më shumë këshilla mbi këtë projekt, gjërat edhe mund të ndryshojnë.
Ujori
Ditë e mbarë për të nisur një aplikim për punë. Sigurohuni që të jeni korrekt me plotësimin e formularëve. Në dashuri gjendja nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur.
Peshqit
Prej kohësh ju shqetëson një çështje dashurie. Komunikimi është i domosdoshëm për të kuptuar se çfarë po ndodh në raportin tuaj. Të paktën do të ndiheni i qetë me rezultatin.