Monika Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve në vend të ngrihen në revolucion kundër qeverisë, pasi Rama po i zhyt në varfëri. Deklarata e saj erdhi një ditë pasi deklaroi në një studio televizive se ajo ndihet e kërcënuar dhe për këtë arsye fëmijët i ka çuar në Londër për tu arsimuar.
Por si qëndron e vërteta?
Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se kryetarja e LSI dhe presidenti Meta shpenzojnë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër.
Por teksa Kryemadhi përlotet nëpër studio televizionesh dhe flet për kërcënime, në fakt të tre fëmijët e saj po i arsimon jashtë vendit. Ndërkohë, Kryemadhi u bën thirrje studentëve që të marrin në dorë fatet e vendit dhe teksa nga njëra anë fëmijët i arsimon në Londër, nga ana tjetër flet për cilësinë e arsimit dhe nivelin e varfërisë në vend. (Tema)